7.1 C
Pristina
29 Tetor, 2020 - 06:42

Letër publike, Lajçak – a je ndërmjetësues apo ndëshkues

Prapë asociacioni doli në skenë. Ndonëse kjo çështje është pasojë e politikes shumëvjeçare të shtresave politike të Kosovës, të cilave iu ka munguar dhe, iu mungon, njohuria dhe profesionalizmi, e mos të them edhe ndërgjegjja, mbi shtetin dhe për shtetin, aktualizimi i radhës për Asociacionin, jo që është naive por edhe qesharake.

Mjerisht, ju politikan kosovar, a vëreni se, Serbia, kur të doni, Dialogun e bllokon, kur të doni del me kërkesa të ndryshme. E gjithë kjo ndodhë nga se Kosova në asnjë moment nuk u paraqit me kërkesa, me të cilat është deshtë të paraqitet.

Nuk do pretendoi për ndonjë vështrim juridiko-profesional por do I drejtohem z. Lajçak e njëherit edhe përfaqësuesve të Kosovës.

Po të isha në një tavolinë me z. Lajçak, së pari do e pyetesha për moshën e tij – sa vjet i ka. A i mban në mend vitet e fundit të shekullit të kaluar?! A e kupton se Kosova, Serbia dhe Sllovakia as gjeografikisht nuk janë shumë largazi?! A ke patur ndonjëherë në mendje se çfarë bëri Serbia kundër kosovarëve – mijëra e mijëra vrasje, mijëra e mijëra dhunime, kidnapoi shqiptar dhe i ekzekutoi në Serbi dhe as sot e kësaj dite nuk I tregon se ku u varrosen apo u hodhën diku në lumin Danub, se me dhunë dhe represalie, bëri që gjysma e kosovareve, ti braktisin shtëpitë dhe trojet dhe, të shpërngulen në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi e gjetiu. Z. Lajçak, a e kupton fare fjalën GJENOCID.

Përkundër të gjitha atyre, Ty, tani të shkon në mend që Kosova, për hir të njëfarë Asociacioni për një grusht serb në Kosovë, serb të cilët u vet izoluan, të cilët as që e respektoni shtetin e Kosovës, duhet, jo më pak por me e ndryshuar edhe Kushtetutën. Z. Lajçak, edhe unë kam insistuar për ndryshime të Kushtetutës por, jo për hir të Asociacionit por, për hir të popullit gjithë kosovar. Z. Lajçak, Ty dhe të tjerave në BE, a iu shkon mendja fare se, Kosova, me Kushtetutën ekzistuese iu ka ofruar minoriteteve e veçanërisht serbëve edhe më shumë se që duhet, a keni fare njohuri se në arenën ndërkombëtare dhe në vet Europë, ekzistojnë akte ligjore dhe Karta të ndryshme, të cilat flasin për të drejtat e minoriteteve, se të drejtat e serbëve në Kosovë i tejkalojnë normat ndërkombëtare.

Z. Lajçak, Ti e din se Sllovakia nuk e ka njohur dhe nuk e njeh shtetin e Kosovës. Këtu çnderon edhe kontributi i yt personal. Megjithatë, Ti, e pranon postin e ndërmjetësuesit në mes Kosovës dhe Serbes. A bisedove fare me ndërgjegjen?!

Të sugjeroi Ty dhe BE-s se, në procesin e ndërmjetësimit, patjetër, duhet me e patur të qartë edhe identitetin e palëve – shteteve dhe drejtësia duhet me vije në shprehje. Më duhet t’ua përkujtoi Ty dhe BE-s, se në këtë proces, në tavolinë gjidet Kosova, e cila ishte viktimë dhe Serbia ekzekutore e krimit gjenocidial gjithëpërfshirës – vrasjeve, dhunimeve dhe spastrimit etnik. Nëse këto fakte relevante anashkalohen, nuk mund të pritet ndërmjetësim, gjykim i drejt.

Të fundit

Polici pa maskë i shqipton një qytetari gjobë

Gjatë ditës gjobisin qindar qytetarë për mosmbajtje të maskave si masë për mbrojtje nga coronavirusi, por jo të gjithë policët i respektojnë vetë këto...

Engel: Milosevici nuk më la të futem në Kosovë më 1995, unë nuk e lashë atë të futet pas 1999

Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka rikujtuar kohën kur nuk u la të futet në Kosovë...

Konjufca zbulon sondazhin e fundit që ka bërë një parti: Do kemi diku 50 deputetë

Anëtari i Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se në sondazhin e fundit partia që përfaqëson ai po prinë e para në Kosovë.Konjufca ka thënë...

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë...

Të tjera nga rubrika