18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Letër Albin Kurtit

- Advertisement -

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kryeministër, qeverinë bash kërkah hic nuk e ki. Asnjë ministër nuk është tu të shkëlqy. Madje, gjysma e tyre nuk e dinë as pse shkojnë në punë. E qebesa, po dyshohet që disa kanë fillu ngapak edhe me vjedhë.

Po e fillojmë nga kampionja, Arbërie Nagavci. Në sekotorin që është në gjendjen më të mjerueshme në Kosovë, ajo ka zgjedhë që të mos bëjë asgjë. Ke thënë që më duhen 2 mandate me e rregullu arsimin, pasi është shumë keq. Me Arbërie Nagavcin në krye s’ke me mujtë me e rregullu as për 200 mandate. Prandaj, sa më shpejtë ta shkarkosh, aq më përpara e con arsimin.

- Advertisement -

Për Rozeta Hajdarin ska cka flitet më. Ajo nuk e ka vendin në qeveri. Mund të mos ketë bë asgjë, por deri tash është përfolë vec nga stafi i saj dhe atë jo për ndonjë punë të mirë.

Arben Vitia shihet që ka fillu me lëvizë dicka vendit. Armend Mehaj shkoi me disa lëvizje pozitive në bagazh të tij.

Në ministri të infrastrukturës Liburn Aliu e Hysen Durmishi i janë turre projekteve multimilionëshe infrastrukturore, ndërkohë ne të kemi votu për premtimet rreth ambientit. S’kanë bë bash asgjë në atë drejtim. Lumenjtë e paktë që i kemi janë si kanalizime të mbushuna me lloj lloj helmi, Kosova kurrë më tepër s’ka qenë e mbushun bërllog, ndërsa liqenet artificiale që i ke premtu kanë mbetë në letër. Urdhëroji të merren vec me projekte ambientale nëse nuk do me i hupë mijëra vota e nëse do me e bë Kosovën vënd me të jetueshëm.

- Advertisement -

Hekuran Murati po përdorë statistika neveritëse, të mjera. Numri i të punësuarve ka arritë në mbi 400 mijë veta, tha ai. Dmth nga forca punëtore prej 1.2 milionë vetave, mbi 400 mijë janë të punësuar e 800 mijë tjerë të papunë zyrtarisht. Me secilën statistikë që e merr ai po e rritë numrin e aplikantëve për viza gjermane të punës. Ai se ka idenë më të vogël qysh duhet me i përdorë për zhvillim politikat ekonomike dhe fiskale. Për rrjedhojë, mallrat e luksit janë të lira e ato elementare tu shtrenjtu gjithnjë e më tepër. E kundërta e një qeverie të majtë.

Faton Peci po mundohet ta lëvizë përpara bujqësinë dhe i vetmi që merr notë pozitive.

Kolegia e tij nga partia, Donika Gërvalla e ka vendin në shtëpi, nesër coje për Gjermani. Zatën, ajo e ka meritu të shkarkohet ende pa u emëru. Kosova deri sot s’ka pasë ministre më skandaloze. S’kam nevojë me e përmendë asnjë, pasi për skandalet e saj i ka marrë vesh krejt bota, fatkeqësisht. Është e paimagjinueshme qysh vazhdon me qenë ministre.

Xhelal Sfeclën mos e le me dalë më në TV. Na nuk jena në luftë dhe nëse vetëm ministri i policisë del në TV krijohet përshtypja sikur Kosova është ndër vendet më të tensionuara në botë. Secili gjerman, anglez, italian a amerikan që vije këtu e ndrron perceptimin për Kosovën. Ata kujtojnë që këtu është ndër shtetet më të pasigurta në botë e kur vijnë këtu e shohin që është ndër vendet më paqësore e të dashura.

Në TV inkurajoji të dalin cdo ditë ministrat e ekonomisë, arsimit, ambientit e shëndetësisë. Të japin cdo ditë risi dhe të ecë Kosova përpara në sektorët që duhet. Kështu ndryshon edhe imazhi i Kosovës dhe vijnë investet e huaja. Vetëm, për ato investime mos e le më folë Hekuran Muratin, pasi ai s’mund ti thotë dikujt hajde investo këtu, kur vet ka investu jashtë vendit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -