8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Leposaviqi mbushet me flamuj e mbishkrime “Këtu është Serbi”

Në mëngjesin e sotëm në rrugët e Leposaviqit janë parë flamuj të shumtë të shtetit të Serbisë. Përpos këtyre flamujve, përgjatë rrugës u panë është pankarta me mbishkrimin “Këtu është Serbi”.

Situata e krijuar në veri, ka bërë që kjo zonë të mbushet më shumë se zakonisht me flamuj e mbishkrime të tilla.

- Advertisement -

Deri te kjo situatë erdhi pas vendimit për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në Veri, Nenad Gjuriq, për refuzim dhe rezistencë për lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me arga ilegale.

Lista Serbe më 5 nëntor ftoi takim me zyrtarë serbë pjesë e institucioneve të Kosovës.

- Advertisement -

Pas kësaj mbledhje u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror, lokal e nga gjyqësori.

Qytetarët serbë po kundërshtojnë zëvendësimin e targave ilegale të automjeteve me targat RKS (Republika e Kosovës), duke kërkuar gjithashtu formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dje, më 6 nëntor, në stacionet policore në zonën e veriut të Kosovës ka pasur vazhdimisht zyrtarë policorë që kanë dorëzuar fletëdorëheqjet e tyre, e ndërsa sot disa nga ta janë parë edhe duke dorëzuar armët e pajisjet e tjera.

- Advertisement -

Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë automjete me targa ilegale (KM), do të marrin fletëqortime. Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të automjeteve në targat RKS (Republika e Kosovës).

Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë automjete me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve që nuk kanë targa RKS.

Në anën tjetër, Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është njëra prej marrëveshjeve më të diskutueshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën ishin pajtuar palët në kuadër të procesit, por që nuk është zbatuar, pasi u vlerësua se disa pika të saj janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./Kallxo

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -