18.7 C
Pristina
Saturday, July 2, 2022

Lekaj, Qeverisë: Zoti ju vraftë

Rekomandime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, ka reaguar pas mosvotimit të Projektligjit që do t’i mundësonte qytetarëve tërheqjen e deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Lekaj iu drejtua qeverisë duke thënë: “Qeveri, zoti ju vraftë”, ka shkruar Lekaj.

Me 57 vota kundër nuk ka kaluar Projektligji për Trustin.

Nga 102 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 44 deputetë kanë votuar pro këtij Projektligji, 57 deputetët e pozitës votuan kundër dhe një deputet abstenoi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Iniciuesi i kësaj nisme është deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Më shumë

Të fundit