28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Le Pen triumfon në Francë: E arritëm, Macronin e bëmë president të pakicës

Presidenti francez Emmanuel Macron po shkon drejt humbjes së shumicës absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollit të axhendës së tij të reformave, pasi sondazhet e para nga katër anketues treguan se zgjedhjet e së dielës sollën një parlament të varur nga koalicionet.

Aleanca “Së bashku” e Macronit ka garuar me grupin NUPES të së majtës në rundin e parë të zgjedhjeve.

Kryetarja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen , tha sonte se do të kërkojë të bashkojë të gjithë “patriotët” jo vetëm nga e djathta por edhe nga e majta, pas rritjes së papritur të pushtetit të partisë së saj në zgjedhjet parlamentare.

“Populli vendosi të dërgojë një grup të fortë parlamentar të Alarmit Kombëtar në Asamblenë Kombëtare . Ky grup do të jetë më i madhi në historinë e partisë sonë. Ne i kemi arritur qëllimet tona: të bëjmë Emanuel Macron president të pakicës, pa kontroll të pushtetit,” shkruan Marine Le Pen në Tëitter.

Le Pen premtoi se partia e saj do të jetë një opozitë “e ashpër”, por në të njëjtën kohë “përgjegjëse” dhe do të respektojë institucionet.

Vetë Le Pen është zgjedhur anëtare e parlamentit në rajonin Enen-Beaumont .

Të fundit
Lajme të lidhura