10.3C
Pristina
8 Mars, 2021 - 16:11

LDK zbulon planin për kryetarin e ri

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj.

Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023.

Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues.

Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së.

Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së.

Të fundit

Të tjera nga rubrika