-0.4C
Pristina
3 Mars, 2021 - 06:37

LDK sillet rreth ushkurit!

LDK sillet rreth ushkurit!

Muhamet Hamiti, qysh s’po të vjen marre m’i ‘shti’ gratë nëpër nën ‘sqetulla’ të burrave.

Nuk po kuptoj pse nuk merresh me ndonjë ‘organ’ tjetër të Albinit, pse nuk merresh me trurin e tij për shembull, po t’u ka tek e merresh me nën sqetullat e tij, me zbulu se kush u strehu aty!

Në bazë të çkahit gruaja u dashka me qenë nën sqetullat e një burri?

Kush të ka thënë Ty se je më ‘i zoti’ se një Grua!
Dhe kush të ka thënë Ty se je më i guxmshëm se një Grua!

Pse Vjosa Osmani nuk qenka e guximshme, sipas teje!
Ku e di ti çka është Guximi kur s’ke Guxuar kurrë!

Çfarë primitivi dhe çfarë mizogjini je ti që i sheh gratë nëpër nën sqetulla të burrave!

Qysh një ‘profesor’ përdor shprehje të ulta dhe perverze (si afsh për shembull) kur e tipizon një grua politikane!

Çfarë partie është LDK që i ka mendt veç te ‘ai sendi’ dhe gjithçka e sjellin rreth ushkuri.

P.S. Albini ndër sqetulla mban Libra, e jo Njerëz.

Të fundit

Të tjera nga rubrika