-0.4C
Pristina
3 Mars, 2021 - 06:33

LDK, PDK e NISMA përplasen për UÇK-në

Ish-anëtarët e UÇK’së që përfaqësojnë parti të ndryshme politike kanë debatuar mbi rolin e ushtrisë në zgjedhjet e tanishme ne emisionin “Kosova Voton”.

Kandidati i LDK’së Anton Quni ka thënë se LDK është nismëtare e UCK’së dhe se vlera e saj duhet të mbrohet. Ai tha se votuesi duhet të votojë për programin më të mirë e jo të mendojë për të kaluarën.

Ndërkohë kandidati i PDK’së, Gazmend Bytyqi ka thënë se subjekti i tij është pasardhës natyral i UCK’së pasi ajo u formua pas marrëveshjes për demitalirizim.

“PDK ka nen në statutin e saj ku ceket e kaluara e saj e lavdishme”, tha ndër të tjera ai.

Këtu ndërhyri kandidati i Nismës, Cerkin Dugolli i cili tha se po atë statut e ka shkruar një anëtar i Nismës. Por ai kërkoi që të mbrohet vlera e ushtrisë clirimtare nga të gjithë.

“Ishte vetë Jakup Krasniqi ai që shkroi nenin për vlerën e UCK’së në PDK. Vlera kombëtare i përket qytetarëve. Është e vërtet se tema duhet të kthehet në debat që të dihet se kush është ai që do ta mbrojë më së miri. I kemi krerët në Gjykatë. Duhet të mbrohen bashkëluftëtarët”, tha ai.

E Haxhi Avdyli ka VV ka thënë se gjeneratat e reja nuk duhet të kenë në kokë të kaluarën.

“Populli është UCK’ja. Por tani kemi gjeneratat e reja. Vitet 2000-2001 tani janë futur në fakultet e presin të integrohen në treg të punës. Nuk mund t’i lodhim me këtë. Atyre iu takon një e ardhme e re”, shtoi ai. /Express/

 

Të fundit

Të tjera nga rubrika