16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

LDK e mirëpret ekzekutimin e pagave, i ofron ndihmë Qeverisë për ta zgjidhur krizën ekonomike

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria që menjëherë të nis dialogun me sindikalistët dhe të procedojë sa më parë Ligjin për Pagat. LDK, përmes një komunikate, shprehet e gatshme që ta ofrojë ekspertizën e vet për t’i gjetur zgjidhje krizës ekonomike, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

LDK-ja shprehet e kënaqur që sot u dolën pagat shërbyesve civilë, ndërsa i bën ftesë Qeverisë që të ulet dhe të dialogojë me përfaqësuesit e punëtorëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për ekzekutimin e pagave për mesimdhënësit dhe zyrtarët publik në komunat tona. Thirrjet tona për çështje të tilla, dëshmojnë edhe njëherë që Qeveria është e papërgjegjshme ndaj vendimeve të saj. Mos ekzekutimi i pagave sidomos për muajin gusht gjatë pushimit kur nuk ka pasur asnjë efekt si dhe dënimi kolektiv është rast i paprecendet që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e arsimit në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

“LDK i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që të ulet dhe të nis dialogun social me të gjithë sindikalistët dhe jo të komunikojë në distancë përmes deklaratave të shkurta që në këtë kohë krize përveç se janë ofendim, është edhe gabim dhe thellon edhe më tutje krizën që po përballemi sot”.

- Advertisement -

Sipas LDK-së, të cilën e drejton Lumir Abdixhiku, Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e sindikalistëve dhe ta procedojë me Ligjin për Pagat.

“LDK gjithashtu kërkon që në seancën e parë në Kuvendin e Kosovës, të procedohet Ligji për Pagat, i njëjti të diskutohet pasi që ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si dhe pas të gjitha komenteve, të hyjë në fuqi për zbatim nga janari i vitit 2023, për të mbështetur qytetarët tanë në këtë kohë krize të rëndë ekonomike”.

Në fund, LDK-ja, e cika ia ka bërë një propozim Qeverisë se si të dalë nga kriza energjetike, është vetëofruar për “ta ndihmuar” Qeverinë edhe në krizën ekonomike.

- Advertisement -

Njëjtë sikurse kemi propozuar dhjetëpikëshin tonë për tejkalimin e krizës energjetike jemi të gatshëm të ofrojmë gjithë ekspertizën tonë për të gjetur zgjidhje ndaj krizës ekonomike dhe problemeve me të cilat po përballen qytetarët tanë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -