7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Lavrov propozon negociata me Perëndimin, Rusia zbulohen kushtet për NATO-n dhe SHBA-në

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Kremlini është gati të negociojë me Perëndimin nëse “merren parasysh interesat” e Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve të kontrolluara nga shteti RIA Novosti.

Lavrov deklaroi se udhëheqësit perëndimorë do të duhet gjithashtu të ofrojnë “disa qasje serioze që do të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve”, të cilat janë shtuar pas edhe përmendjes së përdorimit të armëve bërthamore në konflikt.

- Advertisement -

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov bëri komente të ngjashme ditën e sotme, duke thënë se Vladimir Putin dhe Joe Biden mund të “diskutojnë garancitë e sigurisë së Rusisë”, por se bisedime të tilla do të kërkonin gatishmërinë e SHBA për t’u kthyer në “gjendjen dhjetor-janar” të dimrit të kaluar.

Në dhjetor, Kremlini hartoi marrëveshje dhe i dërgoi ato në NATO dhe SHBA, teksa në dokumente kishte kërkuar që NATO të mos zgjerohej më tej, dhe të braktiste çdo aktivitet ushtarak në territorin e Ukrainës, shteteve të tjera të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, gjë që u refuzua nga NATO dhe SHBA në atë kohë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -