8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Lavrov përmend Kosovën, thotë se Vuçiq e Putin koordinohen për çdo hap

Gjatë takimit me ministrin e punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin në Moskë, kryediplomati rus Sergej Lavrov ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po koordinohen në telefon për çdo hap.

Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të masave të reciprocitet që planifikon t’i zbatojë Qeveria e Kosovës dhe mungesës së një marrëveshjeje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel gjatë javës së kaluar.

- Advertisement -

Vulin është munduar të jap mesazhe të forta, duke thënë se askush nuk mund t’i lëkundë marrëdëniet serbo-ruse.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin është lavdëruar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe “nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”.

Theksohet se ai ka shprehur mirënjohje ndaj Rusisë për respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se Lavrov ka thënë se Rusia do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në ruajtjen e integritetit të saj territorial.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -