10.1 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Lavrov nervoz me Perëndimin: Po luajnë lojë të dyfishtë me Kosovën

- Advertisement -

Kreu i diplomacisë ruse, Sergeri Lavrov pretendon se shtetet perëndimore po luajnë lojë të dyfishtë sa i përket të drejtës së njerëzve për vetëvendosje. Sipas tij “duket qartë” që një gjë të tillë e bëjnë me Kosovën, shkruan Danas, trasnemton Express.

- Advertisement -

“Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata theksojnë të drejtën e popullit për vetëvendosje, por kur është në interesin e tyre ta mohojnë një të drejtë të tillë në pjesë të tjera të botës, ata i referohen integritetit territorial si një opsion absolut” ka thënë Lavrov.

Lavrov vlerëson se “pafytyrësia e Perëndimit”, e cila, siç tha ai, ushtron presion ndaj partnerëve rusë duke i detyruar të heqin dorë nga bashkëpunimi me Moskën, kalon çdo kufi.

- Advertisement -

“Paturpërisa e përfaqësuesve perëndimorë, dhe përveç delegatëve të Bashkimit Evropian, ka edhe amerikanë që janë përgjegjës për problemet e sanksioneve – kjo paturpësi i kalon të gjithë kufijtë, kuptohet si një mosrespektim i plotë i pavarësisë së vendeve që kanë janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të tilla”, ka shtuar tutje diplomati rus.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -