Profesori universitar, Blerim Latifi, ka kritikuar një ligjëratë të hoxhës Mazllam Mazllami, duke thënë se ligjëratat e tij përputhen me tezën serbe.
Latifi në emisionin Pressing në T7 ka thënë se ligjërata të tilla janë të dëmshme për shtetin dhe nuk përkojnë me historinë.
Ai tha se i vjen keq që myslimanët e ndershëm e këtij vendi janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
“A mendon se është e rastësishëm pse Mazllam Mazllami që del në ligjeratë në Prizren që thotë se nuk ka pasur shqiptarë këtu para turqve. Nuk është e rastësishme. Kjo përputhet me tezën serbe. Këtu është një fushatë në të cilën më vjen keq që myslimanët e ndershëm e këtij vendi janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme”, ka thënë Latifi.