19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Largohet nga aparatura mjekësore 23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës, kjo është gjendja e saj

- Advertisement -

23-vjeçarja e cila u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës më 18 janar, po vazhdon ende trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Ajo aktualisht është në gjendjen stabile dhe se po trajtohet.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me shefin e Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se gjendja e pacientes është stabile dhe se është larguar nga aparaturat, por që duhet ende t’i vazhdohet mjekimi në kujdes intensiv.

- Advertisement -

“Vajza po vazhdon të qëndrojë dhe të merr trajtimin mjekësor edhe më tutje në Shërbimin Intensiv Qendror. Sa i përket parametrave vital, gjendja është relativisht stabile, ne kemi arritur që ta largojmë nga aparatura mjekësore, por ajo edhe më tutje ka nevojë të qëndrojë dhe të jetë e monitoruar në shërbimin klinik intensiv”, tha Uka për Sinjalin.

Kujtojmë se deri tash, dy persona janë arrestuar lidhur me rënien e çatisë së ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -