8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Largohen policët serbë nga pikat kufitare me Serbinë, çka do të thotë kjo

Rreth 300 zyrtarë policorë serbë në Policinë e Kosovës kanë dorëzuar sot pasdite dorëheqjet e tyre.

- Advertisement -

Po ashtu të njëjtit theksohet se dorëzuan edhe pajisjet e tyre, ndërsa të njëjtën gjë është paralajmëruar se do të bëjnë edhe 150 policë të tjerë gjatë ditës së nesërme.

Ndërsa së fundi nga Tanjug u raportua se po ashtu dorëheqjet tashmë kanë dorëzuar edhe policët serbë të cilët punonin në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Kjo i dobēson kapacitetet e Kosovëd për ta kontrolluar kufirin me vendin fqi që ka politika armiqësore ndaj nesh.

- Advertisement -

Përpos kësaj, largimin tashmë e kanë zyrtarizuar edhe zyrtarët policorë serbë në Leposaviq.

Një ditë më parë përfaqësuesit e serbëve në Kosovë kanë marrë vendim që të braktisin institucionet e Kosovës.

Vendimi në fjalë ishte marrë pas suspendimit të Drejtorit të Policisë rajonale në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -