Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherisht kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Dardan Krasniqi ka vendosur ta lëshojë Kosovën dhe të shkojë në mërgim. Ka qenë shoku i tij ai që ka bërë njoftimin duke postuar një foto me lamtumirën për Dardanin.
Postimi i plotë:
- Advertisement -
Lamtumirë e mirupafshum, shoku Dardan!
Nuk të mjaftuan as tri luftrat që i bëre për kombin shqiptar (në Kosovë, Preshevë dhe Iliridë) që të vlerësohesh ashtu si duhet në vendin tënd, nga asnjëri prej pushteteve tash e dy dekada pas lufte.
Uroj që në mërgim të gjesh rehatinë dhe jetën e dinjitetshme që shteti jonë nuk ta ofroi ty e mijëra të rinjve e të rejave.
Çdo të mirë shoku im! Shëndet e suksese në jetë!
- Advertisement -