10 C
Pristina
Wednesday, February 21, 2024

“Lamtumirë Boeing 747”, pas disa dekadash Amerika nxjerr nga qarkullimi avionin e revolucionit

- Advertisement -

Boeing 747, është avioni më i famshëm dhe jo pa arsye, pasi ndryshoi botën, krijoi mundësi të reja në udhëtime dhe bashkoi miliona njerëz, dekada para krijimit të rrjeteve sociale.

- Advertisement -

Avioni, dorëzoi për herë të fundit mallra linjës ajrore Atlas Air të enjten në mëngjes.

Ekuipazhi fluturoi në një rrugë të veçantë, duke nxjerrë një kurorë të madhe në qiell me numrat shtatë, katër dhe shtatë.

- Advertisement -

Ky fluturim vjen disa ditë pasi punëtorët i thanë lamtumirën e fundit avionit ikonik, të quajtur Mbretëresha e Qiejve.

747 është një nga aeroplanët më të njohur në botë, i cili ka qenë në prodhim për më shumë se 50 vjet dhe vlerësohet si fillimi i epokës së jumbo jet, duke qenë avioni i parë që fitoi pseudonimin.

Të martën, mijëra punonjës nga Boeing u mblodhën në fabrikën e kompanisë në Everett, Uashington shtëpia e 747, që nga viti 1967, për të thënë lamtumirën.

- Advertisement -

Mes të pranishmëve ishte aktori John Travolta, një entuziast i aviacionit dhe pilot privat.

Si ambasador i linjave ajrore Qantas, ai kujtoi se mësoi të fluturonte 747-400.

“Ishte programi më i vështirë që çdo pilot tregtar do të punojë ndonjëherë,” tha ai.

Diku tjetër në turmë ishin edhe disa nga ata që ndihmuan në zhvillimin e avionit në vitet 1960.

747 e fundit u montua më 7 dhjetor, pasi përfunduan inspektimet, testet e fluturimit iu dorëzua kompanisë Atlas, i cili operon avionin si transportues mallrash.

Për të projektuar 747 u deshën 28 muaj dhe ishte avioni i parë jet me dy rreshta dhe u prezantua për herë të parë nga linja ajrore Pan Am në 1970.

Tradicionalisht Boeing, 747 ka pësuar rënie të kërkesës në vitet e fundit, pasi rivali i saj evropian Airbus zhvilluan avionë më efikasë dhe fitimprurës.

Në vitin 2020, Boeing njoftoi se do të përfundonte prodhimin. Avioni i tij më i madh i ri, 777X, nuk pritet të dalë në treg deri në vitin 2025.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -