fbpx
-3.9 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

LAJMI I FUNDIT / Trusti të enjten në rend dite në Kuvend, kjo është kërkesa e fundit e PDK-së

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t`u lejohet tërheqja e 30% e mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, kjo nuk është kërkese e PDK-së, por e qytetarëve të Kosovës ku si pasojë e inflacionit dhe ngritjeve të çmimeve, Kuvendi duhet të votojë PËR një nismë të tillë.

Ai ka thënë se këtë të enjte do të jetë në rend dite kërkesa për tërheqjen e parave nga Trusti.

- Advertisement -

Thirrja e plotë:Tërheqja e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, nuk ka qenë kërkesë e PDK-së si zgjidhje politike, por kërkesë e qytetarëve, të cilët, përballë një gjendje të renduar sociale e inflacioni rrënues dhe një qeverie të paaftë për të ofruar alternativë, kanë dashur dhe duan të kenë qasje në së paku një pjesë të parave të veta.

Te enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i kësaj kërkese. Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën.

- Advertisement -

Të fundit

Bugajski flet për ndezjen e një fitili tjetër ballkanik në Kosovë

Washingtoni dhe Brukseli po ndezin një tjetër fitil ballkanik duke ushtruar presion mbi Prishtinën për të krijuar një Asociacion...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -