17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

LAJMI I FUNDIT: Nxënësit nuk do t’i kenë më tri perioda në shkollë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njoftoi sot se do të ketë disa ndryshime sa i përket mënyrës së vlerësimit të nxënësve të nivelit parauniversitar.

Ministrja Nagavci dha detaje për Udhëzimin e ri Administrativ, që pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, i cili është për momentin në diskutim publik, viti shkollor parashihet të jetë i ndarë në dy periudha kohore, siç ishte më parë, në gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë.

Kërkimi për ndryshimin e sistemit aktual, i cili kishte tri perioda, erdhi nga prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, thotë MAShTI.

Nagavci në Facebook tha: “Udhëzimi i ri Administrativ reflekton në: përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit, informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.”

Ky Udhëzim do të jetë në diskutim deri më 23 qershor./Kids of Kosova

Të fundit
Lajme të lidhura