Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtoj për në Bruksel ku dhe do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Këtë e ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuciq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, tha Kryeziu.