6.5C
Pristina
20 Prill, 2021 - 10:20

LAJMI I FUNDIT: Digjet një sirian në Prishtinë, policia jep detaje

Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë shkruan kosovaime

Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdkur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.”, konfirmon Policia e Kosovës për Kosova ime.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vd.ekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese