fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Lajm i shumëpritur, kaq pritet të bijnë çmimet në Kosovë sivjet sipas guvernatorit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Në Kosovë pritet që të ketë rënie të çmimeve rreth 6%, sipas Bankës Qendrore të Kosovës. E që viti 2023 mund të jetë optimist për këtë çështje, nuk janë të aq të sigurt përfaqësuesit e bizneseve.

“Shkallë e lartë e inflacionit është shënuar gjatë vitit 2022 në Kosovë, për shkak të krizës globale që ka shkaktuar pas pandemisë lufta në Ukrainë. Por në vitin 2023 po pritet që të ketë një ulje të çmimeve në vend rreth 6%. Kështu tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

“Parashikimet tona janë që vitin e ardhshëm do të ketë ulje të inflacionit sidomos në 6 mujorin e dytë rreth 6% parashihet të ketë rënie të çmimeve”.

- Advertisement -

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se viti i ri mund të jetë më optimist për sa i përket çmimeve dhe inflacionit.

“Në variantin më të mirë në rast se nuk ndodh kjo, viti 2023 do të jetë më optimist. Do të ketë një ulje të lehtë të çmimeve, një ulje të inflacionit për arsye se dihet që shkalla e lartë e inflacionit e ka prekur pikun”.

E kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se çmimet edhe më tutje mund të mbesin në presion të inflacionit.

“Çmimet edhe më tutje do të mbesin në presion të inflacionit, do të mbesin në presion të mungesës së prodhimit të fuqisë punëtore. Ndërmarrësit anë e mbanë vendit dhe jashtë Kosovës duhet të jenë më shumë të vëmendshëm për ruajtjen e punëtorëve dhe cilësinë e tyre duke i mbajtur në punë, në mënyrë që Kosova të mos vuajë nga mungesa e punëtorëve”, tha ai.

- Advertisement -

Agjencia e Statistikave të Kosovës në matjen e fundit ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin nëntor 2022 me muajin nëntor 2021 ishte 11.6%. /RTKlive/

- Advertisement -

Të fundit

Mbyllet pika kufitare e Kosovës me Malin e Zi

Vendkalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, vazhdon të jetë i mbyllur, për shkak të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -