19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Lajm i mirë: SHBA-ja ofron 250 milionë € investim në sektorin e energjisë për Kosovën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka dhënë një lajm të mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Rizvanolli ka njoftuar se SHBA-ja, ka ofruar afro 250 milionë € investim në sektorin e energjisë për Kosovën.

“Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.

Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata”, ka shkruar ministrja.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -