9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Lajm i mirë: Nga sot, profesionistëve nga Kosova u hapet rruga për punë në Gjermani

- Advertisement -

Gjermania prezantoi të mërkurën draft reformat për imigracionin, trajnimin e aftësive dhe promovimin e imigracionit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, një përpjekje e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore në ekonominë më të madhe të Evropës.

- Advertisement -

“Me këtë, ne po hedhim themelet për një fillim të ri në politikën e migracionit,” shkroi në Twitter ministri i Financave Christian Lindner pasi kabineti miratoi reformat.

Me këtë miratim, u hapet rruga për në Gjermani punëtorëve të kualifikuar nga Ballkani Përëndimor, përfshirë Kosovën. Me këtë projektligj parashihet që në Gjermani të rritet numri i punëtorëve nga vendet jashtë BE-së në 50 mijë njerëz në vit.

- Advertisement -

closevolume_off
Tani janë tre rrugë për profesionistët që të futen në Gjermani.

E para kërkon një diplomë profesionale ose universitare të njohur në Gjermani dhe një kontratë pune.

E dyta kërkon të paktën dy vjet përvojë pune në një sektor përkatës dhe një diplomë ose formim profesional.

- Advertisement -

E treta është një “kartë mundësie” e re për individët që nuk kanë një ofertë pune, por kanë potencial për të gjetur punë. Karta e mundësive ndjek një sistem të bazuar në pikë që merr parasysh kualifikimet, aftësitë gjuhësore, përvojën profesionale, lidhjen me Gjermaninë dhe moshën.

Kabineti ka miratuar zgjatjen e rregullave për punëkërkuesit nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pritej të përfundonin në fund të vitit.

Kabineti po ashtu ka miratuar edhe ligjin e edukimit që u jep të drejtën të rinjve për trajnime pa pagesë.

Agjencia Federale e Punës e Gjermanisë do të paguajë deri 67 për qind të pagës neto për kohëzgjatjen e trajnimit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -