fbpx
0.3 C
Pristina
E shtunë, 28 Janar, 2023

Lajçak: Po përgatiteshin konfrontime serioze në veri para marrëveshjes për targat

Duhet Lexuar

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se para marrëveshjes për targat e veturave, që u arrit në Bruksel, kishte shenja të përgatitjes për konfrontime serioze.

Lajçak ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX bashkëpunon ngushtë me KFOR-in.

Ai ka thënë se BE e kupton shumë mirë gjendjen në veri.

- Advertisement -

“Ju e dini se ne kemi praninë tonë atje. Kemi praninë diplomatike Misionin e EULEX-it, atje është KFOR-it që bashkëpunojnë shumë ngushtë, prandaj unë besoj se e kuptojmë shumë mirë gjendjen atje. Dhe po, kur po i afroheshim disa prej këtyre afateve të fundit në muajt e kaluar ne pamë shenja të përgatitjes për konfrontime serioze. Ne e bëmë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Lajçak për RTV21.

Lajçak ka thënë se askush në Evropë dhe në botën demokratike nuk mund ta kuptojë dhunën për shkak të targave dhe se do të ishte e papërgjegjshme nëse do të lejohej vrasja e njerëzve.

Ai ka theksuar se tani në radhë janë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se të dyja palët e kanë kuptuar se të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen.

- Advertisement -

Të fundit

“A doni me i shku Albin Kurtit tek shtëpia”/ Bajqinovci i ashpër me LDK-në – ka këtë kërkesë publike!

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka rikthyer përsëri temën e atentatit ndaj Abdixhikut. Bajqinovci thekson...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -