29.2 C
Pristina
Thursday, July 18, 2024

Lajçak para takimit të 27 shkurtit Kurti-Vuçiq: Propozimi evropian është “lëre ose merre”

- Advertisement -

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, për herë të parë do t’i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -

Kështu ka deklaruar në një intervistë për transmetuesin publik emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

Sipas Lajçakut, plani në vete është “lëre ose merre”.

- Advertisement -

Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar me ta dhe nuk sheh asnjë arsye e as gjasa për negociata.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e pranon propozimin evropian, të njohur si propozimi franko-gjerman, si një bazë të mirë për t’i diskutuar mosmarrëveshjet me Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Megjithatë, ai ka thënë se ka shumë gjëra që duhet të dakordohen me Serbinë, përpara arritjes së marrëveshjes. Kurti ka deklaruar se në propozim gjendet de-fakto njohja e Kosovës nga Serbia.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -