Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Sebri, Miroslav Lajçaku, në margjina të Forumit Demokratik të Antalisë.
Lajçak përmes një shkrimi në Twitter, e ka cilësuar biseden si “të dobishme”.
Ai ka konfirmuar se kanë folur për dialogun dhe zgjedhjet në veri.
“Vlerësoj bisedën e dobishe me presidenten Vjosa Osmani në margjina të Forumit Demokratik të Antalisë. Folëm rreth zhvillimeve të fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajta në Bruksel.” – ka shkruar Lajçak.
Appreciated the useful conversation with @VjosaOsmaniPRKS in the margins of #ADF2024. We spoke about the latest developments in the Dialogue, in particular elections in the north of Kosovo and the recent meeting I hosted in Brussels. pic.twitter.com/J4wDUVhyUZ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 1, 2024