fbpx
1.1 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Lajçak konsultohet me ish-Këshilltarin e Ahtisarit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot në Bruksel e ka takuar nënsekretarin për politika të Jashtme dhe të Sigurisë të Finlandës, Kai Sauer, i cili ka qenë edhe këshilltar i lartë i Marti Ahtisaarit.

Ai ka thënë se Sauer e ka informuar lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë.

- Advertisement -

“E informova atë lidhur me mbarëvajtjen e dialogut Beograd-Prishtinë dhe zhvillimet e fundit. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të Finlandës në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka njoftuar Lajçak.

Mes viteve 2005-2007, kur Ahtisaari si përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara angazhohej për gjetjen e statusit për Kosovën, Sauer ishte këshilltar i lartë i diplomatit. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të fundit

Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike. Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -