-6.8 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 00:34

Lajçak del kundër marrëveshjes së Washingtonit

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dalur haptas kundër marrëveshjes për normalizimin ekonomik që e kanë bërë Kosova dhe Serbia në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

Lajçak tha se asnjëra nga palët nuk fiton asgjë nga ky dokument, që sipas tij nuk është as ligjërisht obligativ dhe mbetet vetëm në dëshirën e palëve për t’u implementuar, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj diplomati sllovak, ka thënë se BE pret që nga zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë të del një Qeveri e fortë e cila do të merret fort edhe me çështjen e dialogut duke përmbushur të gjitha obligimet e dalura nga marrëveshjet paraprake.

Në debatin e organizuar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Washington Emily Haber, Lajçak është pyetur nga diplomatja gjermane se si do të bëhet me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, që do duhet të ketë njohje reciproke.

Lajçak u tregua diplomatik duke thënë se ujdia duhet të jetë ligjërisht obliguese pa përmendur njohjen dhe se sipas tij pa një dokument të tillë Kosova e Serbia le ta harrojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lajçak ka sqaruar se në funksion të implementimit të marrëveshjeve duhet ndryshim i ligjeve dhe se këto marrëveshje në fund të fundit duhet të votohen në Kuvendin e Kosovës dhe Serbisë dhe në këtë aspekt mund të ketë edhe referendum.

Të fundit

Të tjera nga rubrika