8.6 C
Pristina
E diel, 4 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Labi tregon pse ia ktheu bakshishin prej 1500 € fansit të tij

Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur si Labi së fundmi ka zhvilluar një koncert jashtë vendit.

- Advertisement -

Të shumtë ishin ata që kishin ardhur për ta dëgjuar muzikën e tij, e në këtë koncert nuk mungoi as bakshishi.

Një mërgimtar ia hodhi atij bakshish gjithsej 1500 euro, por që këto para këngëtari Labi ia ktheu mbrapsht fansit të tij.

Teksa ka publikuar një fotografi me pamje nga koncerti Labi e ka sqaruar arsyen pse ia ktheu paratë atij.

- Advertisement -

“Një rast ku gurbetqari m’i dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona, pra mjafton që vini nëpër mbrëmje! Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun”, shkroi artisti.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -