fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Kyiv Independent: Kush janë dy mercenarët kyç serbë që po rekrutojnë luftëtarë për Rusinë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ballkani është burimi kryesor i luftëtarëve me pagesë për Rusinë, sipas Qendrës Kombëtare për Rezistencë, organizatë kjo e udhëheqhur nga forcat speciale ukrainase, shkroi Kyiv Independent.

Kjo organizatë thotë se njëra nga figurat kyçe në procesit e rekrutimit të mercenarëve është veterani snajperist serb, Dejan Beriç, i cili luftoi për Rusinë kundër Ukrainës në vitin 2014.

Një tjetër mercenar i rëndësishëm serb që identifikohet është Zika Radoiç, i cili edhe aktualisht po lufton për anën ruse.

- Advertisement -

Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë në mercenarë në agresionin e saj në Ukrainë, sipas zyrtarëve të qeverisë britanike, të cilët thanë se tani ka 20,000 luftëtarë të Grupit Wagner në vend.

Grupi Wagner është një formacion paraushtarak rus i kontrolluar nga shteti rus që lufton kryesisht në zonën Bakhmut, aktualisht skena e luftimeve më intensive përgjatë gjithë vijës së frontit.

Dejan Beriç së fundi ka publikuar një video në kanalin YouTube të cilën e ka transmetuar portali i Sarajevës istraga.ba, ku tregohet Dejan Beriç Deki nga Vojvodina duke mbledhur vullnetarë serbë.

Beriç u shpërblye shtatë herë për shërbimet e tij në Ukrainë dhe ishte, kujton portali, një nga snajperistët më të famshëm, përcjell Insajderi.

- Advertisement -

Në të njëjtin vit që Beriç shkoi në Ukrainë, Parlamenti serb ndryshoi Kodin Penal duke e bërë luftën jashtë vendit vepër penale.

Për pjesëmarrje në konflikte të armatosura, dënimi me burg është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, ndërsa dënimi rritet në tetë vjet nëse vepra është kryer në grup.

Dënimi për organizimin e një largimi është deri në dhjetë vjet burg.

- Advertisement -

Videoja që Dejan Beriç e publikoi së fundi në kanalin YouTube zbuloi faktin tashmë të njohur se dënimet e larta me burgim nuk janë pengesë për qytetarët e Serbisë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë./Insajderi

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -