28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Ky zëvendësministër dyshohet që e kërcënoi Xhevdet Pozharin

Analisti Xhevdet Pozhari është kërcënuar nga një zv-ministër i Qeverisë Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pozhari përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sonte një zv/ministër i Qeverisë Kurti të cilin e kam kritikuar më parë për deklarime absurde, më kërcënoi me fjalët: Ti më për mu kurrë nuk guxon me shkru”, shkroi Xhevdet Pozhari në Facebook.

“Sa poshtë kanë rënë disa”, përfundoi ai, pa dhënë më tepër detaje rreth kësaj çështjeje.

Periskopi mëson se zv-ministri që e ka kërcënuar Xhevdet Pozharin është, Shemsi Syla. Kërcënimi ka ndodhur në ambienten e një lokali.

Syla është zv-ministër në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të fundit
Lajme të lidhura