fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

“Ky vëllim duhet të botohet vetëm pas vdekjes time”, libri i Benediktit po trondit Vatikanin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

“Ky vëllim duhet të botohet vetëm pas vdekjes time. Gjallë, nuk dua të botoj më asgjë. Furia e disa qarqeve kundrejt meje është aq e forte sa çdo fjalë e imja i shkakton një zëra vrastare. Dua t’ia shmang këtë gjë vetes dhe krishtërimit”.

Që nga fjalët e para të hyrjes, kuptohet që vepra e fundit e Georg Ratzinger, i njohur si papa Benedikti XVI, nuk do të ishte thjesht një përmbledhje studimesh dhe mendimesh mbi fenë.

- Advertisement -

Në fakt, vepra e quajtur “Çfarë është krishtërimi”, po trondit Vatikanin, sepse në disa raste shndërrohet në një akt akuze ndaj qasjes së gabuar që po merr Kisha Katolike, sipas ish-kreut të saj.

Teksti që përmban mendimet e gjermanit në 9 vitet që jetoi pas dorëheqjes historike nga vendi më i rëndësishëm i katolicizmit, trajton në mënyrë direkte disa nga temat e nxehta të viteve të fundit.

Duke filluar nga homoseksualiteti. Benedikti pranon që në shumë seminare janë ngritur “klube” të mirëfillta homoseksuale, ku veprohej në mënyrë pothuajse të hapur, aq sa ai përmend edhe rastin e një ipeshkvi që i tregonte seminaristëve filma me përmbajtje pornografike, me pretendimin se kjo gjë “do t’i kaliste për të përballur tundimin”.

Në mënyrë elegante, libri i Ratzinger është një kritikë edhe ndaj Papa Françeskut, që të paktën publikisht mbante një marrëdhënie të ngushtë dhe konsultative me Benediktin.

- Advertisement -

Një tjetër çështje , ka të bëj me kundërshtimin e hapur të një pjese të Kishës ndaj tij, veçanërisht në Gjermaninë ku lindi, si dhe në SHBA. “Kishte Ipeshkëv, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, që refuzonin totalisht traditën katolike duke zhvilluar një katolicizëm të ri. Jo rrallë ndodhte që seminaristët që kapeshin duke lexuar veprat e mia cilësoheshin si jo të gatshëm për priftërimin. Shkrimet e mia gjykoheshin si të dëmshëm, dhe lexoheshin fshehurazi”, shkruhet aty ndër të tjerat.

Një përshkrim i një situate që nuk mund të mos jetë, edhe pse në mënyrë elegante, një kritikë edhe ndaj Papa Françeskut, që të paktën publikisht mbante një marrëdhënie të ngushtë dhe konsultative me Benediktin.

- Advertisement -

Të fundit

Euronews: SHBA kërkoi që Kosova të mos futet në agjendën e KiE për shkak të Asociacionit

Edicioni në gjuhën serbe i “euronews” raporton sot se SHBA-ja ka kërkuar që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -