19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

“Ky ushtari që po e sheh këtu, është babai yt”, BIedari tregon momentin kur e kuptoi se ai ishte djaIi i dëshmorit Sylejman Bytyqit

Bledar Bytyqi djali i dëshmorit Sylejman Bytyqit ka treguar momentin kur e ka mësuar se axha i tij, nuk ishte në të vërtet babai i tij.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Bytyqi tha se e gjithë familja ishte e mbledhur për t’i treguar atij se në të vërtet babai i tij është një dëshmor dhe hero i luftës.

- Advertisement -

Fillimisht ata e kishin biseduar së bashku dhe kanë vendos që është më e pamundshme me mbajt të fshehur këtë punë, e me shty ma shumë dhe është mirë që me u mësu me realitetin.

Ishin mbledhur të gjithë së bashku, hallat, agjallarët. Unë u ula në mes të agjallarëve, kur filluan të më tregonin. Në fillim nuk e kuptojsha. Ata e kishin marrë fotografinë e një ushtari, edhe më thanë që ky ushtari që po e sheh këtu, është babai yt”, tha ai.

Tutje ai tregoi se kishte qenë shumë e vështirë për të.

- Advertisement -

“Ka qenë një pikë kthese në jetën time, sepse prej atij momenti jam ndje më ndryshe. E kam pas të vëshitrë me ndryshu kur axhin e kam thirrë babë. Ka qenë e vështirë. Filluan të gjithë me qajt, u mërzita shumë. E majsha fotografinë, nuk disha as qa me thanë, as ata nuk dishin cka mem thon. U bë një situtatë shuëm emocionuese”, tha ai./express

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -