17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Ky thuhet të jetë momenti kur një sulm ukrainas me HIMARS goditi në një ceremoni ruse – besohet se u eleminuan dhjetëra ushtarë rusë dhe një këngëtare

- Advertisement -

Disa pamje të publikuara duket se kanë kapur momentin dramatik kur një sulm ukrainas me HIMARS kishte në shënjestër një ceremoni ruse, me dhjetëra ushtarë rusë dhe një interpretues rus që besohet të jenë vrarë.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në videon e shkurtër të postuar nga një bloger i shquar ushtarak rus, duken ushtarë rusë, që shikojnë një këngëtare duke performuar në skenë përpara një shpërthimi.

Më pas, pjesëmarrësit ndjejnë një dridhje, pas së cilës ndërpritet regjistrimi.

- Advertisement -

Pamjet që atëherë janë shpërndarë nëpër mediat sociale, duke përfshirë kanalet pro-ukrainase, por Newsweek thotë nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

Një koncert, i organizuar si pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u zhvillua rreth 60 kilometra, ose 37 milje, nga vijat e frontit, tha blogeri ushtarak rus.

- Advertisement -

Ai shtoi se sulmi kishte vrarë aktoren ruse Polina Menshikh, e përmendur në deklaratë si interpretuesja në video.

Ndërsa gazeta e mbështetur nga shteti rus, Izvestia, gjithashtu raportoi se Menshikh kishte vdekur nga sulmi.

Ndërkohë më 19 nëntor, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass tha se një grua ishte vrarë në një sulm me raketa të shumta ukrainase në Kumachove, por nuk dha detaje shtesë.

Ukraina ka përdorur HIMARS të ofruara nga SHBA, ose sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë, që kur ato mbërritën fillimisht në vend rreth qershorit të vitit 2022.

SHBA e ka furnizuar Ukrainën me 39 HIMARS dhe municione shoqëruese deri më sot, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA. /Telegrafi/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -