fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Ky është shqiptari që fitoi 1 milion doIIarë në Ioto

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Gazmen Hashani 49-vjeçar ka fituar një çmim prej 1 milion dollarësh në Lotto Max.

Ai ka fituar çmimin në shortin e hedhur me datën 18 tetor.

- Advertisement -

Gazmeni tha se ai shkoi në dyqan për të kontrolluar biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave kur e morri vesh se kishte fituar.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep.”, tha Gazmeni për CTV News..

Gazmeni si baba i tre fëmijëve tha se mezi priti që gruaja e tij të vinte në shtëpi për t’i treguar asaj lajmin e madh.

“Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”, tha ai.

- Advertisement -

Ai planifikon të paguajë një paradhënie për një shtëpi për familjen e tij.

“Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, përfundoi ai.

Bileta fituese u ble në Ins Market në Kingsway Drive në Kitchener.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -