18.1 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Ky është i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Istog

Një tjetër rast i dhunimit seksuaI është raportuar në Policinë e Kosovës. Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës madhore në komunën e Istogut.

Viktima dyshohet se është dhunuar rreth një muaj më parë, por sipas policisë për shkak të frikës nuk e ka raportuar rastin në polici deri dje. Ajo në polici është paraqitur së bashku me prindin e saj.

- Advertisement -

Por kush është personi që u ndalua për 48 orë, nën dyshimet se ka keqtrajtuar seksualisht vajzën e mitur?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i riu që u arrestua në lidhje me këtë rast është Mal Zenuni, 21-vjeçar, i cili tashmë është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Si përfundoi e mitura në duart e të dyshuarit?

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e vajzës, që ka dhënë para hetuesve policorë, bashkë me prindërit e saj, i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe më pas e kishte kërcënuar, për ta frikësuar nëse e raporton rastin. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur para një muaji në fshatin Kovragë, ku i dyshuari e kishte dërguar 13-vjeçaren në shtëpinë e tij.

I riu po dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën, duke e marrë fillimisht në shtëpinë e tij me zor, ashtu që e kishte dërguar me automjetin e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënies seksuale, pa dëshirën e vajzës.

- Advertisement -

Sipas informacioneve të para, përveç dhunimit, ai dyshohet se edhe e ka kanosur në rast se ajo vendos t’i njoftojë prindërit apo organet e rendit. Vajza iu ishte bindur fillimisht të dyshuarit, pasi nuk e kishte zbuluar se çfarë ka ndodhur pasi ka qenë e shqetësuar dhe e frikësuar, deri dje kur ia mësyrë stacionit policor,

I dyshuari tashmë është arrestuar pasi Policia u aktivizua si rezultat i denoncimit të të miturës, e cila ka përshkruar në detaje krejt çfarë i ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Burimet thonë se personi që u arrestua është shoqëruar në stacion policor dhe më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim policor, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -