4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 09:02

Ky është djaloshi nga Prishtina që shoqërohet me familjarët e Donald Trump

Përveç sportistët, artistët dhe këngëtarët shqiptarë, edhe biznesmenët e rinj kanë arritur të depërtojnë, madje deri në “Shtëpinë e Bardhë”.

Njëri ndër ta është Adrian Krasniqi, djali i biznesmenit të njohur, Osman Krasniqit.

Djaloshi nga Prishtina, vazhdon të takohet në “Shtëpinë e Bardhë” me dhëndrin e presidentit Donald Trump.

Në fundvitin e kaluar, Michael Boulos, i dashuri i Tiffany Trump, vajzës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, realizoi një vizitë në Kosovë, që po ashtu ishte i shoqëruar nga Adriani.

I riu nga Prishtina jeton dhe vepron në Londër, ku edhe ka të përfunduar shkencat politike dhe ka ambicie për t’u bërë një “lider” i ardhshëm, transmeton EO.

Ai poston shpesh fotografi nga Shtëpia e Bardhë nën shoqërimin e dhëndrit të presidentit Trump.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese