Ky është burri që vdiq pasi u godit nga vetura në Drenas

Pak më herët u raportua për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku si pasojë e goditjes nga vetura ka humbur jetën një person.

-Advertisenent-

-Advertisement-

Mësohet se viktima është 56-vjeçari nga Gllanasella, Selver Lladrovci.

Lladrovci nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i cili ka dalë me ekipin mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ombduksion.