fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Ky është 37-vjeçari që dyshohet se dhunoi seksuaIisht një të burgosur në Dubravë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Pak më parë u raportua për një rast të dhunimit që dyshohet se ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, e ku viktimë është një i burgosur 25-vjeçar.

Ndaj të dyshuarit tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria.

- Advertisement -

Sinjali mëson se i burgosuri që dyshohet se detyroi një të burgosur tjetër të kryejë marrëdhënie seksuaIe me të, është Sh. Krasniqi, 37-vjeçar.

Krasniqi është intervistuar nga organet e hetuesisë, ku ka mohuar të ketë detyruar viktimën që të kryejë marrëdhënie me të.Në anën tjetër 25-vjeçari ka deklaruar se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur para një muaji e gjysmë, mirëpo nuk ka pasur guxim që të denoncojë rastin deri më tash.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para më shumë se një muaji, mirëpo 25-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur guxim që ta denoncojë rastin menjëherë pasi ka ndodhur.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e 25-vjeçarit, Krasniqi fillimisht me anë të kërcënimeve kishte tentuar që ta detyrojë viktimën që të kryejë marrëdhënie seksuaIe me të.

Mirëpo kur ka hasur në refuzimin dhe rezistencën e 25-vjeçarit, i dyshuari me anë të forcës ka dhunuar seksuaIisht atë brenda hapësirave të Qendrës Korrektuese.Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -