22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Kuvendi i Kosovës do të ketë dhomën për gjidhënie

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka bërë të ditur se objekti i Kuvendit të Kosovës së shpejti do ta ketë dhomën e gjidhënies.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se është shumë e lumtur që kërkesa e saj si kryetare e GGD-së për formimin e një dhome për gjidhënie, është aprovuar.

“Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë.

Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar.

Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Kuvendi është institucioni i parë që do të ketë dhomën e gjidhënies. Këtë kërkesë e kam bërë si Kryetare e GGD-së pas tryezës që kishim mbajtur me këtë temë. Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar.

Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së.

Tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse, zbatimi i tyre por edhe promovimi nga politikanet e politikanët.

Një kërkesë e tillë do t’u dërgohet institucioneve të tjera publike.

Madje inkurajohen edhe ato private. Shpresojmë se dhoma brenda Kuvendit do të jetë modeli që përhapet shpejt.

Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Është e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën.

Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike.

Të fundit
Lajme të lidhura