-3 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 12:59

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë Hoti, ai nuk bëhet i ‘gjallë’ që nga dje

Nata e mbrëmshme ka qenë jo fort e mirë për kryeministrin Avdullah Hoti, Qeveria e të cilit u cilësua nga Gjykata Kushtetuese si jo legjitime.

- Advertisement -

Kjo pasi që vota e deputetit Etem Arifi, siç deklaroi kjo gjykatë, në vendimin e saj u cilësua e pavlefshme, pasi që ai ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

Në tërë këtë situatë, ndonëse të gjitha partitë politike e kanë pranuar këtë vendim të Kushtetueses, ende nuk është bërë i “gjallë” kryeministri Hoti.

Aktiviteti i fundit të cilin ai e ka shpërndarë në rrjetet sociale ishte në një përurim të një ferme në Brakoc të Gjakovës.

Nga ana tjëtër ushtruesja e detyrës e presidentit Vjosa Osmani, sot i ka ftuar partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë së Hotit, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Të fundit

Të tjera nga rubrika