Ndonëse edhe tash në Kosovë vazhdimisht po raportohet për çmime të larta, edhe në këto ditë ky trend i rritjes së çmimeve po vazhdon.
Qytetarët vazhdimisht po ankohen për një gjë të tillë, pasi sipas tyre kjo gjë po ua vështirëson mënyrën e jetesës.
Mirela Krasniqi është njëra nga to.
Ajo i ka thënë Kosova ime se me një rrogë të saj, e me këto çmime kaq të larta nuk po arrin që të mbijetoj dhe të kryej tëgjitha obligimet që i ka pasur më herët, shkruan Kosova ime.
“Jam obliguar që të ndal kursin të cilin dikur e konsideroja obligativ vetëm për faktin se nuk po më mjaftojnë paratë”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera ajo tha se përveç çmimeve të produkteve bazike, janë shtrenjtuar edhe barërat nëpër barnatore, e për të cilat thotëse disa prej tyre e ka të obligueshme që t’i marrë për nënën e saj.
Z. Krasniqi nuk e fajëson qeverinë për këto rritje të çmimeve, pasi sipas saj një rritje eventuale e çmimeve po ndodhë në gjithëbotën.
“Unë nuk mendoj që shkaktar i kësaj rritje të çmimeve ështëqeveria aktuale, pasi një rritje e tillë mendoj se është bërë edhe për shkak të luftës ne Ukrainë dhe raportimit për rritje tëvazhdueshme të çmimeve edhe nëpër vendet e botës”, ka thënëtutje ajo.
Mirëpo kështu nuk mendon Shpejtim Berisha. Ai thotë se nëse qeveria do të merrte masa për stabilizim të ekonomisë në vend ndoshta situata do të përmirësohej.
Ai ka thënë për Kosova ime se disa prej produkteve që i ka konsideruar si bazike para 2-3 vitesh tanimë i ka larguar nga shporta e tij krejtësisht, shkruan Kosova ime.
“Disa produkte që mendoja se janë të domosdoshme dhe i konsumoja thuaja çdo muaj tani nuk i marrë fare për shkak tërritjes së madhe të çmimeve dhe se më duken që janë produkte tëlluksit”, është shprehur ai.
Për këtë rritje të vazhdueshme të çmimeve shkruajnëvazhdimisht edhe ekonomistët nëpër rrjetet e tyre sociale.
Ata njëzëri kërkojnë që të merren masa në lidhje me këtë gjë.
Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti para dy ditësh ka shkruar nëFacebook në lidhje me pagën minimale, kjo e cila drejtpërdrejtemund të ndërlidhet edhe me zbutjen ose ashpërsimin e këtyre çmimeve.
Ai përmes një statusi ka thënë se tash e 10 muaj në Kosovë nuk ka pasur ndonjë lëvizje sa i përket pagës minimale edhe pse projektligji është votuar në lexim të parë. Jakurti ka theksuar se Kuvendi duhet që të marrë masa në lidhje me këtë.
“Pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që e kanë rritur pagën minimale vitin e kaluar, prej këtij muaji ajo është rritur edhe në Shqipëri. Se a është e mjaftueshme, është diskutim tjetër. Ndërsa në Kosovë tashmë janë bërë 10 muaj prej kur projektligji është votuar në lexim të parë nga Kuvendi për të mos lëvizur asgjë më pas. E përgjatë këtyre 10 muajve inflacioni ka qenë mbi 12%. Çka po pret Kuvendi?”, ja shkruar Jakurti.