fbpx
-3.9 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Kush je ti, hiqe alltinë” – Momenti kur polici civil ua drejton armën vëllezërve Shabani në Prevallë dhe bërtet “Për toke”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën në Prevallë mes pesë personave. Katër nga ta ishin familjar dhe një qytetar tjetër. E gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasi një person ka parkuar veturën para biznesit të vëllezërve Shabani në Prevallë. Pas një konflikti verbal, sipas policisë së Kosovës vëllezërit Shabani kanë sulmuar qytetarin. Por, në këtë përleshje ka ndërhyrë dhe një polic civil i cili ka qenë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë së Kosovës, polici civil ka tentuar të qetësoj situatën duke nxjerrë armën. Por, një version tjetër thonë vëllezërit e përfshirë të cilët kanë filmuar krejt situatën. Videot të cilat i posedon Gazeta Insajderi.

Në këtë video shihet një polic civil i cili nxjerr armën përball disa qytetarëve që besohet të jenë vëllezërit Shabani dhe u kërkon që të shtrihen për toke. Ndërsa qytetarët dëgjohen duke i thënë “Kush je ti që e nxjerr alltinë”, pastaj polici civil iu drejtohet “Për tokë”.

- Advertisement -

VIDEO

Të kontaktuar nga Gazeta Insajderi, njëri nga vëllezërit Shabani thotë se qytetari që ua ka parkuar veturën para biznesit të tyre ka qenë shok i policit civil. Dhe sipas tij, polici civil nuk është identifikuar si polic por ka nxjerrë armën dhe i ka kërcënuar.

“Ky djali që shihet në video me armë e ka nxjerrë armën duke mos na treguar se është polic dhe tek pas 15 minutash e ka marrë në veturë ID-në” thotë njëri nga vëllezërit i përfshirë në këtë rast.

Sipas tij, ai është sillur si ‘kapadai’ me vëllezërit dhe dy nipat e tyre që ndodheshin prezent. Madje njëri nga nipat e tyre ka qenë vetëm 17 vjeç dhe Shabani thotë se ia ka drejtuar armën dhe e ka goditur.

- Advertisement -

“Më pas e ka ftuar një patrullë policore, sjellja e të cilëve ka qenë tërësisht jokorrekte”, tha ai.

Tutje, Shabani tregon se pasi janë dërguar në stacionin policorë në Prizren, atyre u janë marr telefonat dhe policia ua ka fshirë videot. Por, sipas rrëfimit të tij, pasi kanë dal nga stacioni kanë arritur t’i kthejnë këto incizime të cilat i posedon dhe Gazeta Insajderi.

“Policët na i kanë marrë telefonat mobilë dhe na i kanë fshirë incizimet që i kishim për këtë rast dhe dëshminë për sjelljen joprofesionale. Duke qenë pre e sulmit, policia na ka marrë neve duke na dërguar në stacion për intervistim. Ne e kemi lajmëruar edhe Inspektoratin për këtë ngjarje”, tha Shabani.

- Advertisement -

Ky është polici që nxjerr armën dhe u kërkon të shtrihen për toke.

“Për të qetësuar situatën” – kështu e arsyeton policia nxjerrjen e armës nga një zyrtar policor civil

Lidhur me këtë incident në Prevall është kontaktuar edhe Polica e Prizrenit. Zëdhënësi për media në këtë rajon Shaqir Bytyqi thotë për Insajderin se pesë persona janë intervistuar.

“5 persona kanë qenë të përfshirë në këtë përleshje. Katër persona nga njëra anë, pra familjarë ( shits ambulant aty) dhe njëri tjetër (vizitor që ka shkuar për shëtitje në Prevallë). Konfliktit ka ndodhur për shkak të parkimit të veturës para kioskës së tyre” thotë ai.

Ndërsa lidhur me prezencën e policit civil me armë, Bytytqi thotë një version tjetër nga vëllezërit Shabani.

Sipas policisë në Prizren, polici civil ka qëlluar aty dhe ka nxjerrë armen për ta qetësuar situatën.

“Pasi kanë filluar të rrehen palët, polici ka tërhequr vërejtjen që ndalohen dhe pasi palët nuk janë ndal ai është detyruar të nxjerr armën por nuk ka shkrepur. Pra e ka nxjerr armën sepse e ka cilësuar që situate të mos eskaloj më shumë”, thotë zyrtari për media nga policia.

- Advertisement -

Të fundit

Gazetari serb: Vuçiq është rrugës për ta pranuar një marrëveshje që përfshin Kosovën në OKB

Nëse gjykojmë nga disponimi i Aleksandar Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë edhe momentet e pambuluara të zemërimit se ka...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -