19 C
Pristina
Wednesday, June 19, 2024

Kush janë tre personat e vetëm në botë që nuk kanë nevojë për pasaportë

- Advertisement -

Pasaporta u prezantua në mbarë botën rreth një shekull më parë. Pavarësisht se çfarë statusi keni apo cilës klasë i përkisni, të gjithë kanë nevojë për letrën me ngjyra për të shkuar nga një vend në tjetrin.

- Advertisement -

Megjithatë, për tre persona në mbarë botën, këto rregulla nuk zbatohen.

Anëtari i fundit i këtij grupi ekskluziv është Mbreti Charles III.

- Advertisement -

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, atij iu dha privilegji për të qenë në gjendje të udhëtonte kudo pa kufizime.

Perandori i Japonisë, aktualisht Hironomiya Naruhito, dhe gruaja e tij Masako Owada, perandoresha e Japonisë kanë poashtu këtë privilegj të madh.

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë bëri një marrëveshje të veçantë për perandorin dhe perandoreshën e saj në vitin 1971 dhe që nga ajo kohë marrëveshja është respektuar./Indeksonline/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -