14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Kush është rusja që mori pjesë në suImin ndaj ushtarëve shqiptar

Svetlena Timofoeva, 33-vjeçarja ruse u arrestuar bashkë me dy shtetas të tjerë nga të cilët njëri rus dhe tjetri ukrainas pas incidentit të një dite më parë në uzinën e armëve në Gramsh.

- Advertisement -

33-vjeçarja u arrestua jashtë rrethimi të uzinës bashkë me ukrainasin 25-vjeçar në makinën me të cilën të tre shtetasit udhëtonin.

Në rrjetet sociale 33-vjeçarja njihet me emrin Lana Sator, blogere dhe fotografe e zonave ushtarake të braktisura. Foto të objekteve apo armëve të vjetra ushtarake shihen kudo në profilin e saj në Instagram.

Në dëshminë e tyre në polici, dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas të kapur pasditen e së shtunës teksa tentonin të hynin në uzinë e armëve në Gramsh i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

- Advertisement -

Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti./Euronews

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -