5.8 C
Pristina
26 Tetor, 2020 - 08:09

Kush është John Jovanoviqi? Drejtori i zyrës që u hap me “aminin” e Trumpit, në Serbi!

Marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë ka nisur të sjellë frytet e para në Serbi. Dje edhe zyrtarisht është nënshkruar hapja e zyrës së Agjencisë Amerikane për Zhvillim në Beograd (DFC).

Kjo zyrë do të drejtohet nga serbo-amerikani, John Jovanoviq, i cili ishte drejtor i kompanisë zvicerane “Mercury Energy Group”, një nga më të fortat në botë.

Jovanoviqi më parë kishte punuar edhe për “Deutsche Bank”, pastaj “Berenson”, “Noble Group” dhe “Cadent Energy Partners”.

Mirëpo, cila është puna që do ta kryejë DFC-ja, Banka e Zhvillimit të Amerikës?

DFC-ja investon nëpër sektorë, përfshirë energjinë, kujdesin shëndetësor, infrastrukturën dhe teknologjinë. DFC-ja, gjithashtu siguron financim për bizneset e vogla dhe gratë sipërmarrëse me qëllim krijimin e vendeve të punës në tregjet në zhvillim.

Ndryshe, i dërguari i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në takimin në kryeqytetin serb, theksoi se politika mund të presë, por ekonomia mund të bëjë të pakuptimta konfliktet politike.

“Na duhet kohë për këtë përgjegjësi që ta përkthejmë në vende pune. Fryma e marrëveshjes ka qenë se kur njerëzit të ndjejnë përfitimet e ecjes para me normalizimin ekonomik, grindjet politike dhe simbolizmat nuk do të jenë një prioritet”, u shpreh ai.

Të fundit

Çfarë e pret Serbinë nëse Biden fiton, një kapitull i ri apo një kthim në shekullin e kaluar? – Flasin analistët serbë

Një pjesë e madhe e serbëve më së shumti e kujton kandidatin demokrat për president Joe Biden për retorikën e tij, e cila, siç...

Televizioni zviceran me një kronikë për Abazoviçin: I gjithë Ballkani me sytë nga ky “idealist”

Televizoni publik i Zvicrës i ka kushtuar një kronikë të vecantë politikanit shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq.Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të...

Grenell takon serbët e Wisconsinit: Bëni diçka për presidentin Trump, ai ka punuar për ju

I dërguari i posaçëm i Administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një takim me komunitetin serb në Wisconsin në kuadër të...

Shqiptarët e fshatit Çabër në hall nga policët serb

Banorët e fshatit Çabër të Zubin Potokut thonë se sa herë dalin për qarkullim me veturat e tyre mund të dënohen nga policët e...

Të tjera nga rubrika