29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Kush është 72 vjeçarja për të cilën Kina e vuri ushtrinë në alarm dhe që rrezikon Iuftën e III Botërore?

 

Nancy Pelosi, kryesuesja e Kongresit amerikan, ka shkelur tashmë tokën e Taivanit në një udhëtim kontrovers që është cilësuar nga Kina si shumë i rrezikshëm, aq i rrezikshëm sa është vënë edhe “Ushtria Çlirimtare e Popullit” (PLA) në alarm të lartë. Kush është Pelosi?

- Advertisement -

“Pala kineze e ka thënë në shumë raste se çfarë pasojash serioze ka vizita në Taivan, por Pelosi duke e ditur e ka bërë këtë provokim dashakeq për të krijuar krizën,” – thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës.

72 vjeçarja nga Kalifornia është pjesë e kongresit amerikan prej vitit 1987, kohë në të cilën një pjesë e mirë e lexuesve të Nacionales as nuk kishin lindur.

Ajo kishte marrë vëmendjen e botës edhe në raste të tjera, veçanërisht gjatë administratës së Donald Trump, me polemikat dhe kundërshtimet e shumta që ndodhnin kohë pas kohe. Gjatë kohës së saj si spikere e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti i atëhershëm Trump ishte hetuar për shkarkim (impeachment) dy herë. Fatkeqësisht, Trump ishte shfajësur të dyja herët nga Senati.

- Advertisement -

Pelosi është pjesë e familjes politike D’Alesandro. Babai i saj, Thomasi, po ashtu kishte qenë një politikan i njohur në ShBA.

Pasuria e saj vlerësohet të jetë rreth 120 milionë dollarë, duke e bërë personin e gjashtë më të pasur në Kongres.

- Advertisement -

Demokratja kishte kundërshtuar fuqishëm invazionin e ShBA-ve në Irak, derisa gjatë administratës së Barack Obamas, kishte qenë tepër e rëndësishme (si kryesuese e Kongresit) në kalimin e shumë projektligjeve të rëndësishme.

Sa i përket Rusisë, ajo po ashtu kishte qenë hapur e ashpër në qëndrime.

Ajo kishte deklaruar se Putini nuk do të mirëpritej në Kongres edhe nëse do ta vizitonte Washgintonin.

“SuImet e vazhdueshme të Putinit ndaj zgjedhjeve tona dhe ndaj demokracive Perëndimore dhe veprimet ilegale në KRlME dhe në pjesën tjetër të Ukrainës meritojnë dënim të ashpër e unanim nga komuniteti ndërkombëtar, dhe jo një biletë VIP për në kryeqytetin e shtetit tonë.” – ishte shprehur ajo.

Po ashtu, ajo nuk kishte përtuar që ta bënte nervoz edhe presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, përkundër paralajmërimeve të presidentit të asokohshëm amerikan George W. Bush.

Pelosi kishte premtuar se do të vendoste në votim një draft-rezolutë që e përcaktonte si gjencod vrsjen e armenëve nga turkët osmanë më 1915. Bush kishte deklaruar se kjo do t’i rrezikonte raportet mes ShBA-ve dhe Turqisë, dhe fatkeqësisht Kongresi nuk e kishte dhënë mbështetjen.

Megjithatë, rezoluta kishte kaluar në mandatin e dytë të Pelosit si kryesuese në tetorin e vitit 2019.

Kina, e cila e konsideron Taivanin si pjesë të territorit të saj, vazhdimisht ka kërcënuar me hakmarrje për vizitën.

Pak para vizitës së Pelosit, mediat shtetërore kineze raportuan që avionët luftarakë të Pekinit Su-35 po fluturonin mbi ngushticën e Taivanit.

Por, Pelosi nuk u zmbraps. Ajo postoi në Twitter duke thënë që “solidariteti i Amerikës me 23 milionë njerëzit e Taivanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, derisa bota ballafaqohet me zgjedhjen mes autokracisë dhe demokracisë.”./nacionale

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -