fbpx
-3.6 C
Pristina
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Kush e vrau SmajI Hajdarajn? FIasin nga familja: Shpresat tek Gjykata SpeciaIe!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Vrasjet politike vazhdojnë të mbesin misterioze. Shpresa për arrestimet e bujshme për këto vrasje, sikur po venitet. Shumica e vrasjeve ndodhën pas vitit për të cilin zyrtarisht ka mandat gjykata speciale. Por, shpresa kryesore është se kur zbulohet një rrjet vrasësish, ai nuk mund të amnistohet për shkak të ‘afatit’ kohor.

Familja e Smajl Hajdarajt, tash e 21 vite është në pritje të gjetjes së dorasve, që la fëmijët jetim, e gruan pa burrë.

- Advertisement -

Ishte një nga ato vrasje që e tronditën vendin, dhe po mbesin ende plagë për familjarët.

Kjo ishte njëra ndër vrasjet më të rënda për vendin. Smajli ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe po ashtu një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë.

Ai u vra në atentatin e 17 janarit të 2002-tës, pranë banesës së tij në Pejë.

Gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur akuza të vazhdueshme për vrasjen, por asnjëri nga këta persona, të cilët janë akuzuar nuk është futur prapa grilave.

- Advertisement -

Lidhur me këtë vrasje gazeta “Bota sot”, ka tentuar që të marr informacione nga Prokuroria e shtetit, por ata nuk janë përgjigjur.

Një shpresë e re për zbardhjen e vrasjes së Smajl Hajdarajt është Gjykata Speciale.

Hajdaraj: Punojmë e shpresojmë të zgjidhen sa më parë

- Advertisement -

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me djalin e Smajl Hajdarajt, Shpëtimin.


Shpëtim Hajdaraj

I pyetur në lidhje me përvjetorin e vrasjes së babit të tij, ai u shpreh se shpresojnë të zgjidhet në të ardhmen e afërt se kush e kreu vrasjen.

“Ne shpresojmë që do të zgjidhen në të ardhmen e afërt, por nuk e dimë saktë se kur. Punojmë e shpresojmë të zgjidhen sa më parë”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që shpresojnë që Gjykata Speciale ta trajtojë këtë rast dhe ta ndriçojë.

“Urojmë e shpresojmë që Gjykata Speciale, e cila është gjykatë e Republikës së Kosovës, do t’i trajtojë edhe këto raste, pasi që momentalisht dhe zyrtarisht ende nuk janë pjesë e saj. Nuk kemi arsye për të mos shpresuar”, foli Hajdaraj për “Bota sot”.

Zogaj: Shpresa është te Gjykata Speciale e cila, unë mendoj se do të merret me këto vrasje

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skëndër Zogaj.


Ai u shpreh se vrasjet politike janë ajsbergu i fatkeqësisë historike të Kosovës.

Gjithashtu Zogaj thekson që devotshmëria e tij e lartë atdhetare, ishte “faji” që mori plumba dhe iu ndërpre jeta.

“Vrasjet politike janë ajsbergu i fatkeqësisë historike të Kosovës, e cila pas vuajtjesh shekullore dhe gjakderdhjesh krua, kur më në fund iu dha rasti të bëhemi të lirë të vet-krijojmë fatin tonë lirshëm e siç e kemi ëndërruar, ndodhi e kundërta: duart e zeza të tradhtisë shkrepën plumba dhe na i vranë bijtë dhe bijat më të mira, njerëzit më të vlershëm të atdhetarisë! Ndër këta ishte edhe Smajl Hajdaraj, deputeti demokrat, institucionalisti i përkushtuar dhe bashkëpunëtori i Presidentit historik Ibrahim Rugova, komandanti i UÇK-së, dhe mbi të gjitha shqiptari i mirë që, gjithë jetën me përkushtim qëndroi aty ku e kërkonte atdheu dhe populli i tij. Dhe, pikërisht devotshmëria e tij e lartë atdhetare, ishte “faji” që mori plumba dhe iu ndërpre jeta dhe veprimtaria kur më së shumti atdheu kishte nevojë për të”, shpjegon analisti.

Më tej, Zogaj thotë që kjo dhe vrasjet e tjera që tash e dy dekada kanë mbetur të pazbardhura e kanë vetëm një shpjegim: vrasësit janë të fortë dhe qëndrojnë brenda institucioneve shtetërore dhe që i mbajnë të kapura organet e hetuesisë dhe të drejtësisë.

“Pra, vrasja e Smajl Hajdarajt është vrasje e idealeve demokratike të Kosovës, që ka peshën e mallkimit gjithëpopullor, prandaj, është humbje e rëndë, e cila mund të lehtësohet vetëm kur të zbardhet vrasja dhe të vërtetohet se vrasësit janë armiqtë e shqiptarisë, dora e zgjatur e armiqve. Kjo dhe vrasjet e tjera që tash e dy dekada kanë mbetur të pazbardhura e kanë vetëm një shpjegim: vrasësit janë të fortë dhe qëndrojnë brenda institucioneve shtetërore dhe që i mbajnë të kapura organet e hetuesisë dhe të drejtësisë! Pa asnjë dilemë, vrasësit janë brenda pushtetit dhe arrijnë të qëndrojnë të pazbuluar. Në këtë situatë, nuk duhet shpresuar që institucionet ekzistuese të Kosovës të zbardhin vrasjet”, shtoi tutje ai.

Në fund, analisti shprehet që shpresa është tek Gjykata Speciale e cila, unë mendoj se do të merret me këto vrasje.

“Prandaj shpresa është te Gjykata speciale e cila, unë mendoj se do të merret me këto vrasje, por jo në nivelin dhe masën e merituar të nxjerrjes para drejtësisë, sepse, kjo do të jetë masë skandaloze, kur kemi të bëjmë me mbi 300 vrasje personalitetesh nga më të çmuarat të atdhetarisë sonë. Pse, fundja u dashka Specialja të merret me vrasjet që i kemi bë vet dhe që, qe dy dekada, edhe ato dëshmi që ekzistojnë, heshten, nuk i thonë as vet familjarët. Pse pra kërkojmë nga Specialja të zbardhë vrasjet, kur ne heshtim dhe me gjasë disa nga ata që do të duhej të ndihmonin, qëndrojnë anash dhe bëjnë sehirë! Zbardhja e vrasjes së Smajl Hajdarajt do të zbardhte pjesën kryesore të rrjetit të vrasësve”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.

- Advertisement -

Të fundit

ZbuIohet kush është “VëIIai i madh” i shtëpisë së famshme në Kosovë?

Si duket është zbuluar “vëllai i madh”, i shtëpisë më të famshme në Kosovë. n’ZOOM i ka dyshimet që zëri...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -