16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Kusari-Lila me kritika të ashpëra: SBASHK-u qe tre vjet e vonon vitin shkollor

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë të dielën se “fëmijët nuk mund të shfrytëzohen për qëllime sindikale”.

Thote se “për tri vite radhazi po shtyhet procesi mësimor nga sindikata”.

- Advertisement -

“Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyejnë fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

“Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatēs, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë”

Ajo po ashtu ka thënë se “nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”.

- Advertisement -

Greva e arsimit ka nisur më 25 gusht dhe nuk është arritur ende marrëveshje në mes Qeverisë dhe sindikatës.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -